Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbështetur raportin financiar tremujor të Komunës së Skënderajt

I udhëhequr nga kryesuesja e Kuvendit Komunal, Adelina Spahiu, Komiteti për Politikë e Financa i komunës së Skënderajt ka mbajtur të martën mbledhjen e rregullt, në të cilën si pikë kryesore e rendit të ditës ka qenë raporti financiar tremujor i realizimit të buxhetit të Komunës.

Për këtë pikë, ka raportuar drejtori për Buxhet dhe Financa, Ismet Aliu, i cili shtjelloi në detaje shpenzimet gjatë periudhës raportuese, në të gjitha kategoritë e buxhetit.

Pas tij, kryesuesja Spahiu e ka hedhur në votim këtë pikë, me ç’rast anëtarët e Komitetit për Politikë e Financa, i kanë dhënë mbështetje raportit, duke e rekomanduar për votim në seancën e ardhshme të Kuvendit Komunal të Skënderajt.

Kontrolloni gjithashtu

Qytetarët e Vitisë diskutuan për planin rajonal të menaxhimit të integruar të mbeturinave

Në Viti u mbajt një konsultim publik me qytetarët lidhur me draft vlerësimin strategjik mjedisor …