Donika Gervalla

Donika Gërvalla: Marrëveshja e Demarkacionit ndërmjet Kosovës e Malit të Zi tërësisht e gabuar

Veprimtarja dhe aktivistja e LDK-së në Gjermani, Donika Gërvalla-Schwarz është cituar të ketë deklaruar se marrëveshja e demarkacionit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, e cila pritet të votohet me 1 shtator në Kuvendin e Kosovës, është tërësisht e gabuar. Faktet e panumërta të ekspertëve e kanë bërë të qartë, edhe për ata që nuk kanë shkelur kurrë Rugovën, se kjo marrëveshje e lidhur nga Hashim Thaçi me Malin e Zi e cenon rëndë territorin dhe kushtetutën e Republikës së Kosovës. Deputetët e Republikës së Kosovës me çdo kusht duhet ta pengojnë këtë akt të rëndë tradhtie.Është detyrë e tyre të mbrojnë territorin dhe kushtetutën e Kosovës, ndërkohë që të dyja shkelen me këtë marrëveshje, ka thënë Donikë Grëvalla, bija e atdhetarit të mirënjohur, Jusuf Gërvalla.

Kontrolloni gjithashtu

Dy shtetet ndër më mëkataret ndaj shqiptarëve në përgjithësi, Franca dhe Gjermania nuk pritet ta zgjidhin çështjen tonë kombëtare

Franca kërkon të shtyhet vendimit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Sipas burimeve diplomatike të Albanian Post, Qeveria e Francës ka bërë një demarsh te vendet …