Në Kodrën e Diellit, në Tetovë, mbahet konferenca në shënim të 15 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit

Në Kodrën e Diellit, në Tetovë, mbahet konferenca në shënim të 15 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit

Në Kodrën e Diellit, në kalanë e Tetovës  po mbahet Konferenca në përkujtimim të 15 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit. Në konferencë kanë marrë pjesë krerët më të lartë të qeverisë së Republikës së Maqedonisë, duke nisur nga ministrat dhe zëvendës ministrat e BDI-së dhe LSDM-së, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, përfaqësues diplomatikë, ambasadori amerikan Xhes Bejli, ish negociatori Piter Fejt dhe një numër i konsiderueshëm i mysafirëve brenda dhe jashtë vendit. Marrëveshja Kornizë e Ohrit i dha fund konfliktit të armatosur të vitit 2001, ku shqiptarët e ndryshuan Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë, duke hequr nenet diskriminuese dhe vendosur ato që kanë të bëjnë me të drejtat e shqiptarëve. Pozita e shqiptarëve në Maqedoni, pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit ka ndryshuar. Përfaqësimi i tyre në institucionet shtetërore ka ndryshuar dukshëm, si dhe janë duke u bërë lëvizje pozitive për thellimin dhe zgjerimin e këtij përfaqësimi dhe ndryshimin e strategjisë në përmirësimin e gjendjes së shqiptarëve të Republikës së Maqedonisë.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …