Mustafa e Thaçi përpiqen që vizitën e Xho Bajdenit ta shfrytëzojnë si fushatë për qëllimet e tyre politike

Kryeministri, Isa Mustafa ka deklaruar  se po bëhen përgatitjet intensive për pritjen e mikut të madh të Kosovës, zëvendës-kryetarit të Amerikës, Joe Biden, i cili më 15 gusht vjen për një vizitë në vendin tonë. “Vizita e njeriut të dytë të demokracisë botërore është një ngjarje e madhe dhe e veçantë për Kosovën”, ka thënë Mustafa. Aleanca Veriatlantike e udhëhequr nga Amerika e shpëtoi Kosovën nga eksodi, shfarosja dhe zhbërja. SHBA ishte aleati ynë kryesor në shpalljen e pavarësisë dhe në ndërtimin e institucioneve demokratike. Ekspertiza politike dhe mbështetja e SHBA-së kanë qenë dhe janë jetike për Kosovën”, ka thënë Mustafa, i cili pret të marrë përkrahje nga Bajden lidhur me ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi. Mustafa e Thaçi do të përpiqen të vizitën e zëvendës-kryetarit Bajden ta shfrytëzojnë si fushatë për qëllimet e tyre politike për të mbetur sa më gjatë në pushtet.

Kontrolloni gjithashtu

Gëzim Shala: Ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë nga Qeveria Kurti përbëjnë ndërhyrje të papranueshme në drejtësi

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala, ka deklaruar se Qeveria …