Tahir Veliu

Policia greke merr në pyetje kryetarin e Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar, Tahir Veliu

Sot, në pikën kufitare të Kakavijës, Policia e Greqisë ka  marrë  në pyetje kryetarin e Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar, Tahir Veliu. Pas tri orëve të mbajtjes së kryetarit të LSHB-së në ndalim policor dhe bisedë provokuese, ai u lirua nga mbajtja dhe arrestimi. Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar bën të ditur se nuk njeh kufij të imponuar në mes territorit shqiptar. LSHB shtetin grek e shpall shtet armik dhe nuk pajtohet dhe nuk e njeh pushtimin e Çamërisë nga ana e Greqisë. LSHB do të angazhohet për çlirimin e Çamërisë dhe bashkimin e saj më Shqipërinë, thuhet në njoftimin e tyre”, thuhet në një njoftim të këtij subjekti.

Kontrolloni gjithashtu

Haga heq kufizimet për disa vizitorë të Hashim Thaçit, ndalesa vazhdon për katër të tjerë

Gjyqtari Christopher Gosnell ka marrë më 21 shtator vendim për ndryshimin e kufizimeve lidhur me …