Trazira dhe përleshje me policinë janë raportuar në Milwaukee, Wisconsin, pas vrasjes së një zezaku

Trazira dhe përleshje të reja të zezakëve amerikanë me policinë janë raportuar në Milwaukee, Wisconsin, pasi një amerikan me ngjyrë  u godit për vdekje nga një polic, i cili ka deklaruar se  viktima ishte i armatosur me një pistoletë. Protestues të zemëruar afrikano-amerikanë u mblodhën afër vendit ku ndodhi vrasja dhe situata doli jashtë kontrollit. Ata filluan të sulmonin policinë me koktej molotovi.  Si pasojë e kësaj, shumë automjete u dogjën, duke përfshirë edhe automjete të policisë. Turma e protestuesve kishin thyer edhe një pompë të benzinës. Protesta dhe dhuna në vend ende po vazhdojnë. Në kohët e fundit në Amerikë janë shtuar vrasjet e zezakëve dhe kjo ka nxitur një vatë të zemëratës e cila po shprehet me demonstrata  e protesta të dhunshme.

Kontrolloni gjithashtu

Shukri Buja: Qeveria duhet të shkojë në shtëpi, e Isa në pension

Shukri Buja propozon Jakup Krasniqin për president: Figurë konsensuale dhe unifikuese

Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Shukri Buja, ka propozuar ish-kryeparlamentarin Jakup Krasniqi si kandidat …