leoni

Ramush Haradinaj: Sot, Kosova shënon Ditën e të Pagjeturve

Sot, Kosova shënon Ditën e të Pagjeturve. Në këtë ditë kujtese, përkujtojmë masakrën e Mejës, rënien e dëshmorëve e martirëve të Skivjanit dhe dëshmorët e Prejlepit.
Në Mejë, më 27 prill 1999, forcat okupatore serbe kryen njërën ndër masakrat më të mëdha në Kosovë, duke ekzekutuar mizorisht 377 motra e vëllezër shqiptarë, të dy besimeve fetare. Shumë prej tyre, edhe sot, mbeten të pagjetur.
Ne nuk rreshtim së kërkuari, as së kujtuari. Na mungojnë në çdo festë, në çdo gëzim. Plagët e luftës nuk do të mbyllen pa ndriçimin e plotë të fatit të çdo të pagjeturi.
Falë gjakut të tyre, luftës heroike të Ushtrisë Çlirimtare dhe falë ndihmës së botës së përparuar liridashëse, NATO-s së prirë nga Amerika, ne sot jetojmë të lirë në shtetin tonë.
Lavdi të përjetshme dëshmorëve, martirëve dhe të gjithë të rënëve për liri! Pushofshin të qetë në tokën e Kosovës!

Kontrolloni gjithashtu

Rrjeti i Prindërve Edukues të Kosovës: "Fëmijët si Nisa meritojnë mundësi, jo mëshirë – Reagim publik ndaj diskriminimit në British School of Kosova"

Rrjeti i Prindërve Edukues të Kosovës: “Fëmijët si Nisa meritojnë mundësi, jo mëshirë – Reagim publik ndaj diskriminimit në British School of Kosova”

Sot, të rënduar por me vendosmërinë e një komuniteti që lufton për të drejtat e …