leoni

Kuvendi i Kosovës dështon të konstituohet për herën e tetë – deputetët vazhdojnë të paguhen pa asnjë vendim

Për të tetën herë me radhë, Kuvendi i Kosovës ka dështuar sot të konstituohet, pasi Lëvizja Vetëvendosje nuk arriti të sigurojë shumicën e thjeshtë të nevojshme për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Pavarësisht mungesës së progresit, deputetët nuk do të preken financiarisht – pagat e tyre do të vazhdojnë të lëshohen rregullisht, ashtu siç konfirmon edhe Instituti Demokratik i Kosovës. Që nga data 15 prill, janë mbajtur tetë seanca të njëpasnjëshme me qëllimin për të konstituuar Kuvendin. Lëvizja Vetëvendosje, si partia më e madhe në Kuvend, ka propozuar Albulena Haxhiun për postin e kryetares, por kjo kandidaturë nuk ka arritur të marrë mbështetjen e nevojshme. Pas gjashtë raunde votimesh të pasuksesshme – pesë herë me 57 vota dhe sot me vetëm 54 – zgjedhja e kryetarit mbetet e pasigurt dhe e largët. Ndërkohë, deputetët, tashmë të pajisur me mandate, janë në pritje të zgjidhjes së ngërçit institucional, ndërsa pagat e tyre do të vazhdojnë të dalin normalisht – pa asnjë kushtëzim nga mungesa e konstituimit.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Osmani s’mund të japë mandat për qeverinë pa u konstituuar Kuvendi

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka vlerësuar se ankesa e Listës Serbe …