Ganimete Musliu: Bazuar në mënyrën e qeverisjes së Albin Kurtit, qeveria e tij nuk do e pres fundin e këtij viti

Ganimete Musliu: Shteti vazhdon të mbetet pa institucione, sepse Albulena ka vendosur të bëhet masha e Albinit

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka shfaqur pakënaqësinë dhe kritikat e saj ndaj mos krijimit të institucioneve qendrore pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Ajo ka shkruar se shteti po vazhdon të mbetet pa institucione, sepse Albulena ka vendosur të bëhet masha e Albinit. “Ajo ka zgjedhur që pushtetin e Albinit ta vendosë mbi shtetin, mbi interesin e popullit, mbi të ardhmen e fëmijëve të saj. Albulena po lejon që emri i saj të bëhet arma me të cilën Albini po synon të vrasë demokracinë tonë. Ajo po bëhet shkaktare e një krize institucionale, politike dhe morale. Por nuk do t’ia dalin. As një mijë Albina e Albulena nuk do të mund ta vrasin këtë shtet. Do të mbeten vetëm si dy njolla në rrugën institucionale të Republikës së Kosovës. Dhjetë herë tentuan, dhjetë herë dështuan. Në ndërkohe Donika, Mimoza dhe Peci po mundohen me i shitë mend një Kosove të tërë, po për me shitë mend duhet fillimisht me pasë mend” ka shkruar deputetja, Ganimete Musliu.

Kontrolloni gjithashtu

Nesër mbahet seanca e 11 e radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Nesër, më 5 maj,  mbahet seanca e 11 e radhës për konstituimin e Kuvendit të …