Mustafa dhe Veseli, u zotuan se tash e tutje do të hapin një kapitull të ri në procesin e zënies me punë

Me qëllim për t’i  fuqizuar dhe për t’i  pavarësuar  bordet e agjencive të pavarura të Kosovës u  nënshkrua memorandum bashkëpunimi në mes Kuvendit, ambasadës së BE-së dhe  Qeverisë. Përfaqësuesit e këtyre tri institucioneve, ambasadori O’Connell, kryeministri Mustafa dhe krye parlamentari Veseli, u zotuan se tash e tutje do të hapin një kapitull të ri në procesin e punësimit.  Ambasadori O’Connell tha se punësimi i drejtë në Kosovë është problem dhe se kanë dëgjuar edhe për përgjimet. “Tani bota e ka kuptuar se Kosova mund të arrijë shumë si puna e Majlindës. Kryeministri më pat fol për nepotizmin dhe aty mendova të bëjë më shumë për këtë andaj propozova këtë ide bashkëpunimi. Punësimi i drejtë në Kosovë është problem. Shpresoj që kjo marrëveshje të hap një kapitull të ri në procesin e zënies me punë ka nënvizuar, ambasadori O’Connell. Kryeministri Mustafa tha me këtë rast se duhet të bëjnë më të mirën, duke vlerësuar anën profesionale për njerëzit, që siç thotë ai do të drejtojnë këto borde. Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli pranoi  se nepotizmi dhe zënia me punë janë një realitet që kanë mbizotëruar që 16 vjet.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …