leoni

Abelard Tahiri

Abelard Tahiri: PDK-ja nuk ka qenë e hapur për kompromis me Kurtin dhe VV-në

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka deklaruar se partia e tij nuk ka pasur asnjë tendencë për afrim politik me Vetëvendosjen dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke komentuar ftesën e fundit të këtij të fundit drejtuar LDK-së. Tahiri tha se përplasjet midis PDK-së dhe VV-së janë të thella dhe rrjedhin nga qëndrime tërësisht të ndryshme politike dhe qeverisëse. Ai kritikoi qeverisjen aktuale për inflacionin, mos rritjen e pensioneve, rritjen e çmimit të energjisë elektrike dhe tatimin në pronë, duke theksuar se këto fenomene nuk kanë ndodhur gjatë qeverisjes së PDK-së. “Ne kemi qëndruar për çështje krejt të tjera, ata për çështje të tjera. Qëndrojmë në pozicione të kundërta në mënyrën si e qeverisim vendin dhe si i prezantojmë prioritetet”, u shpreh Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata e Apelit

Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin me 12 vite burg për Ekrem Bajroviqin për krime lufte kundër popullatës civile

Gjykata e Apelit e Kosovës ka refuzuar ankesën e mbrojtjes së të akuzuarit Ekrem Bajroviqi, …