Ushtarët italianë të Komandës Rajonale Perëndim të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, kanë zhvilluar një stërvitje të përbashkët me fokus në përdorimin e helikopterëve dhe pajisjeve për kontrollin e turmave. Sipas njoftimit nga KFOR-i, ushtrimi synonte përmirësimin e procedurave operacionale për hipjen dhe uljen nga helikopteri gjatë situatave që kërkojnë ndërhyrje me pajisje speciale për menaxhimin e turmave dhe trazirave. Këto ushtrime rrisin gatishmërinë dhe përmirësojnë përformancën operacionale të njësive tona,” thuhet në deklaratën zyrtare. KFOR ka riafirmuar përkushtimin e tij për zbatimin e mandatit të dhënë nga Rezoluta 1244 e OKB-së, duke synuar ruajtjen e një ambienti të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët në Kosovë dhe garantimin e lirisë së lëvizjes në mënyrë të paanshme.
