FSK përfundon me sukses kursin bazik për Xhenier luftarak

Forca e Sigurisë së Kosovës ka realizuar me sukses “Kursin Bazik për Xhenier Luftarak”, me qëllim ngritjen e kapaciteteve operacionale në këtë fushë. Kursi është mbajtur nga instruktorë të Regjimentit të Xhenios së Gardës Kombëtare, me mbështetjen e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes dhe Komandës së Forcave Tokësore. Gjatë trajnimit, ushtarët u përgatitën për sfida në luftë urbane dhe terrene të minuara, duke përvetësuar aftësi të tilla si fortifikimet fushore dhe urbane, çarja e pengesave me eksploziv dhe kalimi i pengesave ujore apo fushave të minuara. Ky kurs synon të forcojë përgatitjen taktike dhe teknike të FSK-së për situata të ndryshme në terren.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova nuk do të jetë në Agjendë të Këshillit të Evropës në Mbledhjen e Komitetit të Ministrave të majit

Kosova nuk pritet të trajtohet si çështje në agjendën e Komitetit të Ministrave të Këshillit …