Mr. Naim Tërnava

Myftiu Tërnava ka dënuar dëmtimin e xhamisë në Velekincë të Gjilanit

Bashkësia Islame e Kosovës me anë të një komunikate ka dënuar dëmtimin e xhamisë në Velekincë të Gjilanit. Në reagim thuhet se atakimi i objekteve fetare, pavarësisht motiveve është akt i papranueshëm dhe si i tillë edhe i dënueshëm, ndërsa rastet e tilla nxisin urrejtje,  mos durim e dhunë aq më tepër kur janë përdhosur e atakuar simbolet fetare dhe ato kombëtare nga një individ i një nacionaliteti e një feje tjetër. Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava kërkoi nga të gjithë që rastin në fjalë ta trajtojnë me përgjegjësinë e duhur, pa e heshtur por edhe pa e ekzagjeruar.

Kontrolloni gjithashtu

Dimitar Keranov: Kosova stabile është çelës për sigurinë e Ballkanit, kërkohet mbështetje më e madhe për integrimin në BE

Presidenti i Institutit të Shkencave Politike në Varna të Bullgarisë, Dimitar Keranov, ka vlerësuar se …