Kosova nuk pritet të trajtohet si çështje në agjendën e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës në mbledhjen e tij të ardhshme, që do të mbahet më 13 dhe 14 maj. Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka shprehur shqetësim për situatën e aktuale, duke theksuar se, për momentin, vendi është pa institucione funksionale dhe pa përfaqësim të mjaftueshëm në arenën ndërkombëtare. Ajo ka shtuar se nuk ka asnjë mundësi që Kosova të përfshihet në agjendën e mbledhjes së ardhshme të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, për shkak të mungesës së aleatëve dhe mbështetjes ndërkombëtare. Musliu-Shoshi ka theksuar se vetëm një qeverisje e re, e angazhuar për të përmbushur angazhimet ndërkombëtare, mund të sjellë një kthesë pozitive për Kosovën në proceset evropiane. Kushtet për aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës përfshijnë zbatimin e vendimit të Kushtetueses për kthimin e pronave të Manastritit të Deçanit dhe krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, dy çështje të rëndësishme për përmbushjen e kritereve të kërkuara.
