Kryetari Latifi mirëpriti në takim ushtruesin e detyrës së Drejtorit të Institutit të Mjekësisë Ligjore, Ditor Haliti

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi ka mirëpritur në takim ushtruesin e detyrës së drejtorit të Institutit të Mjekësisë Ligjore, z. Ditor Haliti, i cili  shoqërohej nga bashkëpunëtorët e tij, Dr. Musa Gashi, drejtor i laboratorit në IML, Agron Thaçi dhe zyrtari i Departamentit të Burimeve Njerëzore pranë IML, Vait Popaj.

Me delegacionin e Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML) u diskutua një temë e ndjeshme dhe me rëndësi të veçantë, varret e paidentifikuara te varrezat e martirëve në Rahovec. Gjatë takimit, kryetari Latifi mori konfirmimin se kjo çështje do të trajtohet me përkushtim dhe prioritet të lartë, me synimin që përmes procedurave të identifikimit të ndihmohet në ndriçimin e fatit të tyre dhe të lehtësohet dhimbja e familjeve që ende presin një përgjigje.

Menjëherë pas takimit, kryetari latifi dhe delegacioni I IML-së dolën së bashku në terren për t’i parë nga afër këto varre, për të kuptuar më thellë gjendjen dhe për të koordinuar veprimet e mëtejshme. Ftohen qytetarët që të kontribuojnë me çdo informacion që mund të ndihmojë në këtë proces!

Çdo detaj ka rëndësi. Vetëm bashkë mund ta përmbyllim me dinjitet këtë kapitull të rëndë të së kaluarës, që ende vazhdon të shkaktojë ankth te shumë familjarë të të pagjeturve, është shprehur kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi

Kontrolloni gjithashtu

Lidhet marrëveshje tripalëshe, gjobat e trafikut shpërndahen përmes Postës së Kosovës

Të enjtën në Ferizaj u nënshkrua marrëveshje tripalëshe mes Komunës së Ferizajt, Postës së Kosovës …