Kryetari Haliti takon zëvendëskomandantin e Kampit Bondsteel, Nënkolonelin Hessel

Sot kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti  ka pritur në takim zëvendëskomandantin e kampit Bondsteel, Nënkolonelin Hessel dhe Majorin Amolochitis, zëvëndëskomandant i batalionit non-kinetic. Takimi kaloi me diskutime të frytshme rreth zhvillimeve në komunën e Vitisë.

Hessel u interesua nga afër për projektet që janë realizuar në Viti dhe shprehu vlerësimin e tij për përkushtimin dhe punën e bërë nga institucionet komunale, pavarësisht sfidave dhe bllokadave me të cilat është përballur Komuna Vitisë.

Ishte kënaqësi të dëgjoj një vlerësim të tillë, i cili na jep shtytje për të vazhduar përpara me përkushtim edhe më të madh, në shërbim të qytetarëve tanë. Bashkëpunimi me partnerë ndërkombëtarë si KFOR-i mbetet kyç në avancimin e jetës dhe infrastrukturës në komunën tonë, dhe jemi të hapur për thellim të mëtejmë të këtij bashkëpunimi, ka thënë kryetari Haliti.

Kontrolloni gjithashtu

Në Mirash po vazhdojnë me intensitet të shtuar punimet për ndërtimin e rrugës kryesore  

Punimet për ndërtimin e rrugës kryesore në fshatin Mirash të komunës së Ferizajt po vazhdojnë …