leoni

Ramush Haradinaj

Haradinaj: Biden ka bërë shumë për Kosovën dhe vizita e tij është një nder i madh që i bëhet vendit tonë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ardhjen e zëvendës-kryetarit  amerikan Joe Biden në Kosovë e ka vlerësuar të jashtëzakonshme. Ai, ka shkruar se Biden ka bërë shumë për Kosovën dhe vizita e tij është një nder i madh që i bëhet vendit tonë. Vizita e zëvendëspresidentit amerikan Joe Biden në Kosovë është një ngjarje e jashtëzakonshme jo vetëm se kjo është një vizitë e një niveli shumë të lartë, por sepse është një vizitë e një njeriu që ka bërë shumë për paqen në Kosovë dhe në Ballkan. E konsiderojmë një nder të madh që i bëhet Kosovës, për më tepër një obligim për gjithë ne që ta ruajmë miqësinë e përhershme, mirënjohjen dhe partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …