Thaci

Kryetari Thaçi dhe kryeministri Mustafa shprehen në superlativ për vizitën e nënpresidentit amerikan, Joe Biden

Kryetari, Hashim Thaçi dhe kryeministri, Isa Mustafa shpreheh në superlativ për vizitën e nënpresidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden. Ata kanë vlerësuar se kjo është vizitë historike për Kosovën. Kjo vizitë e mikut të Kosovës shënon një moment të ri dhe historik për Kosovën. Tash e 26 vite, Zëvendës-Presidenti Biden është i përkushtuar për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë. Populli i Kosovës është krenar me mikun i cili që nga fillimi i viteve nëntëdhjetë ishte shpresa dhe zëri i fuqishëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës në Uashington. Miqësia e Kosovës me SHBA-në është e përjetshme, ka shkruar në mes tjerash në adresën e tij elektronike, kryetari Hashim Thaçi. Edhe kryeministri, Isa Mustafa, në adresën e tij elektronike, ka shkruar se vizita e njeriut të dytë të demokracisë botërore është një ngjarje e madhe dhe e veçantë për Kosovën. Aleanca Veri-atlantike e udhëhequr nga SHBA e shpëtoi Kosovën nga eksodi, shfarosja dhe zhbërja. Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin aleati ynë kryesor në shpalljen e pavarësisë dhe në ndërtimin e institucioneve demokratike, ka shkruar në mes tjerash kryeministri, Isa Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …