KMDLNJ thotë se SBASHK-u po i shkel të drejtat e nxënësve për arsim të drejtë dhe cilësor në përputhje me planprogramet

KMDLNj: Marrëveshja e nënshkruar nuk i ndalë punësimet partiake!

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar ndaj nënshkrimit të Memorandumit në mes të ambasadorit të Britanisë së Madhe në vendin tonë, Roari O’Connell, kryeministrit, Isa Mustafa dhe kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të bordit të agjencive të pavarura. Këshilli ka nënvizuar se marrëveshja e nënshkruar nuk i ndalë punësimet partiake. Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje të Trojkës nuk do të ndikojë në zhbërjen e nepotizmit partiak dhe politik sepse të gjitha bizneset e mëdha 100 milionë eurosh janë bërë në bazë të marrëveshjeve nepotiste të interesit midis ndërkombëtarëve dhe vendorëve ku kanë qenë të përfshirë disa ambasadorë, drejtues të lartë të administratës ndërkombëtare, udhëheqës ndërkombëtarë dhe vendorë të ndërmarrjeve të mëdha fitimprurëse, gjyqtarë, prokurorë dhe të tjerë. Problemet e grumbulluara për thuaja dy dekada nuk mund të eliminohen me një marrëveshje e cila, në fakt e përligj ndërhyrjen e ndërkombëtarëve në vendimmarrje duke e rikthyer nëpër dyer të vogla protektoratin ndërkombëtar në vendimmarrje. Kjo dukuri mund të luftohet vetëm me forcimin e shtetit të së drejtës dhe zbatimit të ligjit e jo me marrëveshje, memorandume apo strategji të cilat shumë shpesh bëhen për ta faturuar problemin e madh ekzistues siç është nepotizmi partiak apo politik si mënyrë e kontrollimit të institucioneve të pavarura dhe agjencioneve të pavarura, thuhet më tutje në reagimin e Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut.

Kontrolloni gjithashtu

Hillary Clinton: Kosova ka shënuar përparim me rëndësi drejt arritjes së barazisë gjinore në sektorin publik dhe në politikë

Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, përmes një videoje  iu drejtua Forumit për Gratë, Paqen …