Xhejms Huper

Hooper: Kosova do të ishte në pozitë shumë më të mirë nëse do të zgjidhte vet demarkacionin me Malin e Zi

Duke komentuar vizitën e nënpresidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, eksperti për Ballkanin, James Hooper ka deklaruar se Kosova duhet ta kuptojë mirë dhe si duhet këtë vizitë. Analisti James Hooper, ka shkruar se liderët e Kosovës duhet t’iu japin arsye zyrtarëve të lartë amerikanë që janë pjesë e delegacionit për t’u angazhuar me Kosovën në çështje strategjike, në mënyrë që delegacioni të largohet nga Prishtina me bindjen se ka ende përparësi të dyanshme që Kosova të trajtohet si aleat i besueshëm dhe partner i afërt në rajon. Kosova do të ishte në një pozitë shumë më të fuqishme për të vazhduar qëllimin drejt anëtarësimit në NATO nëse liderët e saj shfaqin shkathtësinë e tyre për të zgjidhur këtë problem vet me malazezët se sa që të mbështetën në SHBA t’i lirojë nga barra dhe presioni i arritjes së një kompromisi që funksionon, ka shkruar në mes tjerash, eksperti për Ballkanin, James Hooper.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …