Arrestohet një person i dyshuar për krime lufte në Zveçan

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar arrestimin e M.D, një shtetas serb, nën dyshimet për krime lufte të kryera gjatë vitit 1998-1999 në komunën e Zveçanit. Arrestimi i tij u realizua pas një hetimi disa mujor, i udhëhequr nga prokurorja speciale Florije Salihu-Shamolli dhe Hetuesit e Krimeve të Luftës. Sipas hetimeve, M.D. dyshohet të ketë qenë komandant i Njësisë së Policisë në këtë rajon, ku ka marrë pjesë në vrasje, dëbim, plaçkitje, torturë dhe rrahje të civilëve shqiptarë. Në veçanti, ai dyshohet të ketë marrë pjesë në operacionin e prillit të vitit 1999 në fshatin Zhazhë, ku u vranë shtatë civilë shqiptarë. Trupat e viktimave u gjetën pas luftës në varrezat e fshatit Suhodoll, në komunën e Mitrovicës. Prokuroria ka njoftuar se do të kërkojë caktimin e masës së paraburgimit për M.D. në Gjykatën Themelore të Prishtinës, Departamenti Special.

Kontrolloni gjithashtu

OVLUÇK ka njoftuar se ka interesim të madh për të marr pjesë në protestë në Hagë

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka njoftuar se ka interesim …