Sala Jashari: VV po zgjat qëllimisht bllokadën institucionale

Bashkë kryesuesja e seancës konstituive, deputetja e PDK-së, Sala Jashari, ka reaguar ndaj kërkesës së Vetëvendosjes që seancat e Kuvendit të mbahen vetëm një herë në javë. Përmes një postimi në Facebook, Jashari tha se kjo kërkesë është tregues i qartë i mungesës së vullnetit për krijimin e institucioneve të reja. Ajo e cilësoi këtë veprim si përpjekje për të zgjatur bllokadën institucionale dhe për të kontrolluar procesin sipas interesit të Vetëvendosjes. PDK, sipas saj, është e gatshme të jetë e pranishme çdo ditë në Kuvend për të zhbllokuar situatën politike. “Ne nuk kërkojmë seanca javore apo çdo 48 orë. Jemi të gatshëm të punojmë çdo ditë për ta tejkaluar këtë krizë,” theksoi Jashari. Ajo e quajti këtë kërkesë “një tjetër alarm zgjimi” dhe i bëri thirrje të gjitha palëve që të mos lejojnë manipulimin e institucioneve për qëllime partiake. Kuvendi i Kosovës ka dështuar të konstituohet për të 17-tën herë radhazi, duke e zgjatur krizën politike në vend.

Kontrolloni gjithashtu

Ngërçi politik në vend vazhdon: Për të 17-tën herë dështon konstituimi i Kuvendit

Për të 17-tën herë me radhë, Kuvendi i Kosovës nuk arriti të konstituohet, duke thelluar …