leoni

Ramush Haradinaj: Aleanca do t’i kthejë Pejës qeverisjen shembullore në tetor

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur mirënjohje për strukturat e partisë në Pejë, me rastin e 25-vjetorit të themelimit të degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në këtë qytet. Në një postim publik, Haradinaj falënderoi udhëheqësit aktualë, aktivistët dhe bashkëpunëtorët politikë ndër vite, duke theksuar se përmes përkushtimit janë tejkaluar sfida të mëdha për të arritur suksese për qytetin dhe vendin. “Aleanca në Pejë ka në radhët e saj burra e gra të dëshmuar, me vlera dhe kontribut në liri, shtet ndërtim dhe zhvillim,” u shpreh ai. Duke folur për zgjedhjet lokale të tetorit, Haradinaj tha se AAK është e vendosur t’i kthejë Pejës “qeverisjen shembullore që e meriton”. Ai përmbylli mesazhin me urimin: “Urime Aleancë e Pejës! Suksese!”

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Autostrada Shkup – Bllacë, peng i lojërave politike të Qeverisë

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësimin e thellë për sabotimin sistematik të projektit të Autostradës …