Shoqata “Përkorë”: Kryetari Thaçi të ndaloj vizitat në përmdoret e serbëve ku UÇK-ja quhet organizatë terroriste

Serbja nga Gorazhdeci ia kthen kurorën Hashim Thaçit duke e konsideruar vrasës

Një serbe në fshatin Gorazhdec të Pejës, nëna e njërit nga të vrarët në rrethana të pasqaruar qysh në vitin 2003, ia ka kthyer kurorën me lule, të cilën ditë më parë e kishte vendosur kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi. Ajo sipas medieve në Serbi ka thënë: Ky veprim i Hashim Thaçit më ka goditur më shumë se ditën  kur dola në varreza. Ai na i ka vrarë fëmijët, e tash vjen të na i “stolis” ata. Thaçi kishte vizituar lapidarin e të vrarëve në Gorazhdec, ku kishte vënë një tufë lulesh të bardha dhe kishte bërë homazhe, në ditën e arritjes në Beograd të nënkryetarit amerikan Xho Bajden. Nëse Thaçi  donte të ishte human, atëherë duhej të vinte dhe të na thoshte se kush ishte vrasësi i fëmijëve tanë, ta sjell dhe të na e tregojë, ne prindërve. Serbja, tufën e luleve që e kishte vënë mbi varr Thaçi, e kishte shkelur dhe e kishte copëtuar, ndërsa të nesërmen kishte shkuar në stacionin e policisë me qëllim që tufën e luleve t’ia kthejë Thaçit. Kjo është  dhurata dhe mirëkuptimi që i bëhet Thaçit, i cili përkulet para përmendoreve serbe  ku shkruan se vrasjet i kanë bërë “terroristët shqiptarë”.

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor

Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryetari  i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet  emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …