OVL-UÇK

OVL-UÇK: Refuzimi i vizitës nga të akuzuarit në Hagë është mesazh kundër padrejtësisë dhe heshtjes institucionale

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar me shqetësim të thellë ndaj zhvillimeve të fundit në gjykatën speciale në Hagë, duke e cilësuar refuzimin e vizitës së Avokatit të Popullit nga të akuzuarit si një mesazh i qartë zhgënjimi dhe proteste ndaj një institucioni që, sipas tyre, po dështon të mbrojë të drejtat e garantuara. “Refuzimi i vizitës nga z. Hashim Thaçi, z. Kadri Veseli, z. Rexhep Selimi dhe z. Jakup Krasniqi, pasqyron nivelin e zhgënjimit dhe mospërfilljes që kanë përjetuar ata ndaj një institucioni që në teori duhet të mbrojë të drejtat e tyre, por që ka zgjedhur të heshtë përballë shkeljeve të rënda,” thuhet në deklaratën e OVL-UÇK-së. Në reagimin e saj, OVL-UÇK rendit katër thirrje kryesore:

  1. Të ndërpritet menjëherë trajtimi çnjerëzor dhe poshtërues i të paraburgosurve.
  2. Të garantohen të gjitha të drejtat e tyre, përfshirë qasjen e plotë në mbrojtje ligjore.
  3. Avokati i Popullit të Dhomave të Specializuara të marrë qëndrim publik dhe të mos heshtë përballë shkeljeve.
  4. Të rishikohen kushtet e paraburgimit dhe të shqyrtohet seriozisht mundësia e lirimit të përkohshëm.

“Luftëtarët e UÇK-së nuk kanë luftuar për drejtësi të njëanshme, për paraburgime pa fund dhe për t’u poshtëruar në emër të një drejtësie që hesht përballë padrejtësisë. Drejtësia e vërtetë fillon me respektimin e dinjitetit njerëzor,” përfundon reagimi.

Kontrolloni gjithashtu

Pal Lekaj: Jemi të dëshpëruar me Limajn – Kuvendi të konstituohet, pastaj të shpërbëhet për zgjedhje të reja

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka shprehur zhgënjimin e partisë së …