Rexhep Selimi

Deputeti Rexhep Selimi ka dorëzuar padi në Prokurorinë Themelore të Prishtinës kundër portalit “Express”

Deputeti i Vetëvendosjes,  Rexhep Selimi ka dorëzuar padi në Prokurorinë Themelore të Prishtinës kundër  gazetës së përdalë Express dhe prodhimit të saj “Shtabi i milionerëve”. Pas dorëzimit të padisë, Selimi ka thënë se pret që Gjykata së shpejti të shqyrtojë çështjen dhe të vendosë për të në mënyrë që të sqarohet kjo për publikun. “Aty ka pasur të pavërteta, shpifje dhe ne e kemi shfrytëzuar këtë, sepse mediat kanë për obligim t’i shërbejnë publikut dhe jo agjenturave të caktuara e politikës”, ka thënë Selimi. Avokati i tij, Naim Rudari, ka thënë se ka arsye të mjaftueshme juridike dhe dyshim të bazuar që padia të procedohet tutje në Gjykatë.

Kontrolloni gjithashtu

Avdullah Hoti: Kostoja e jetesës në Kosovë është rritur për 45 për qind në pesë vitet e fundit

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar politikat ekonomike të Qeverisë Kurti, …