Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Neue Zürcher Zeitung: Po dobësohen ndikimi amerikan në Ballkan

Gazeta e përditshme e Zvicrës, “Neue Zürcher Zeitung” i ka bërë një analizë vizitës së nënkryetarit amerikan, Joe Biden në Serbi dhe në Kosovë, ndërkohë që ka konstatuar se ndikimi i Amerikës në Ballkan po zbehet.  Joseph Biden e mbylli udhëtimin e tij të fundit në Ballkan me thirrjen për të avancuar pajtimin serbo-shqiptar. Veçanërisht në Kosovë ka rënë influenca amerikane, konstaton analisti Andreas Ernst: Të mërkurën në Prishtinë ai uroi fituesen e parë kosovare të Olimpiadës, Majlinda Kelmendi. Ndërsa pasdite mori pjesë në ceremoninë në bazën amerikane Bondsteel me rastin e inaugurimit të një rruge që mban emrin e djalit të tij të ndjerë. Nuk munguan pra gjestet simbolike gjatë vizitës së lamtumirës të zëvendës presidentit amerikan Biden. Por këto gjeste nuk mundën të fshehin, se SHBA-ja ka hequr dorë nga roli i saj vendimtar i viteve nëntëdhjetë në Ballkanin Perëndimor. Janë Berlini dhe Brukseli tani që e kanë marrë në dorë skeptrin. Por edhe përfytyrimi për një rajon të paqtuar ende nuk është bërë realitet.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Shqipëria thellojnë bashkëpunimin ushtarak, fokus në edukimin dhe profesionalizimin e forcave

Bashkëpunimi ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura të Shqipërisë po zgjerohet, …