Dështimi i 37-të radhazi, Kuvendi sërish nuk arrin të konstituohet

Kuvendi i Kosovës ka dështuar sërish të konstituohet, duke shënuar dështimin e 37-të, me radhë që nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, kërkoi nga partitë politike që të propozojnë nga një anëtar për Komisionin Zgjedhor të Përkohshëm, por as kësaj radhe nuk u arrit konsensusi i nevojshëm. Seanca u ndërpre pas votimit, ku 52 deputetë votuan pro propozimit, ndërsa nuk pati asnjë votë kundër apo abstenim. Përpjekja e radhës për konstituim është caktuar të mbahet pas 48 orësh.

Kontrolloni gjithashtu

FSK-ja nderon viktimat e 11 Shtatorit, flamujt ulen në gjysmë shtizë në të gjitha kazermat

Forca e Sigurisë së Kosovës ka nderuar viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 …