Arber Tepelena: Zhduket nga Ministria e Kulturës dosja e UNESCO-s për “iso-polifoninë” e sirenave

Arber Tepelena: Zhduket nga Ministria e Kulturës dosja e UNESCO-s për “iso-polifoninë” e sirenave

Në seancën e parë gjyqësore më datën 30 qershor 2025 në Gjykatën Administrative, përfaqësuesja e Ministrisë së Kulturës deklaroi publikisht, se “Dosja e UNESCO-s për “iso-polifoninë” ka humbur për shkak të lëvizjeve të shpeshta të Ministrisë”!

Ka humbur apo është zhdukur, nuk ka rëndësi motivi, rëndësi ka se në një institucion të rëndësishëm shtetëror, mungon një  dosje e rëndësishme që përmban “Kryeveprën e Njerëzimit”!

Këtë duhet ta ketë ditur edhe autori i dosjes së UNESCO-s, Vasil Tole dhe çuditërisht ka heshtur! Në botimin e tij “Enciklopedia e Iso-polifonisë Popullore Shqiptare”, ne faqen 320, ka shkruar: “Në vitin 2005, Vasil Tole si ekspert i etnomuzikologjisë, përgatiti dosjen e iso-polifonisë popullore shqiptare, e cila u shpall nga UNESCO “Kryevepër e trashëgimisë gojore të njerëzimit”.

Po në këtë “Enciklopedi” f.128-129, akademiku Tolepranon, se ka depozituar në Dosjen e UNESKO-s ,“Studimin e plotë shkencor për iso-polifoninë nga Vasil Tole”, si dhe Studimin “Odiseja dhe sirenat grishje drejt viseve iso-polifonike  të Epirit”.

Akademiku Vasil Tole ka pranuar gjithashtu në f. 122, seautori i zbulimit të “iso-polifonisë”: “Iso-polifonia si term është përcaktuar nga etnomuzikologu Vasil Tole”.​

Si nuk e ha meraku autorin e Dosjes së UNESCO-s dhe të zbulimit të “iso-polifonisë”, Vasil Tolen,  që ia kanë zhdukur nga arkivi i Ministrisë së Kulturës produktin e tij “shkencor”, Dosjen e “iso-polifonisë” së sirenave greke? Kush e zhduku? Pse humbi pikërisht kjo dosje dhe jo një dosje tjetër? Janë ruajtur në arkivin e Ministrisë Dosja e Butrintit, e Beratit dhe e Gjirokastrës, si u zhduk pikërisht Dosja e “iso-polifonisë” së sirenave greke, kundër të cilës kanë kundërshtuar dhjetëra shoqata Atdhetare Kulturore dhe shumë intelektualë e muzikantë shqiptarë në 20 vjet?!

Mos vallë me zhdukjen e Dosjes së UNESCO-s, duhet të fshehin autorët që kanë firmosur dosjen, apo të zhdukin studimin e “iso-polifonisë” së Vasil Toles, për të cilin dyshohet se e ka tjetërsuar trashëgiminë shpirtërore të shqiptarëve, në interes të kulturës greke?!

Vallë nuk e dinë autorët e zhdukjes së Dosjes, se Dosja mund të vijë prej UNESCO-s , me kërkesën ligjore të Gjykatës, apo të paditësve: Shoqatës Polifonia Shqiptare?

Kontrolloni gjithashtu

Hireme Halili Shabani: Kulla e qëndresës

I nderuar z. Agim Sylejmani, autor i librit “Disa letra në dorëshkrim nga Rafi Halili”. …