Ministrja Hajdari: Janë identifikuar 30 biznese të cilat kanë rritur çmimet, por ato janë nën kontroll

Hajdari heshti para prokurorit për rezervat shtetërore, Prokuroria Speciale jep detaje

Prokuroria Speciale ka dhënë detaje për intervistimin e Rozeta Hajdarit nën dyshimet se ka keqpërdorur detyrën zyrtare.

Hajdari ishte mbrojtur në heshtje.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka thirrur znj. Rozeta Hajdari, që të paraqitet në prokurori për t’u deklaruar në cilësinë e të pandehurës, në kuadër të hetimeve për rastin “Rezervat shtetërore”.

Znj.Hajdari është ftuar me qëllim të konstatimit të plotë dhe të drejtë të gjendjes faktike, për të gjitha dyshimet që janë pjesë e hetimit të këtij rasti penal. Megjithatë, znj.Hajdari e ka shfrytëzuar të drejtën për t’u mbrojtur në heshtje, sikurse herën e parë kur ishte ftuar në prokurori për këtë çështje.

Rasti është duke u trajtuar në përputhje me rregullat dhe standardet e përcaktuara në Kodin e Procedurës Penale”, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

“Shqiptarët për Amerikën” kërkojnë nisjen e Dialogut Strategjik Kosovë–SHBA

Organizata “Shqiptarët për Amerikën” ka bërë thirrje për fillimin e Dialogut Strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve …