Milazim Krasniqi: Qeveria Kurti është totalisht e dështuar, ajo nuk di të ballafaqohet me krizat ekonomike, energjetike, arsimore

Milazim Krasniqi: Shqiptarët në Kosovë po rrezikojnë të përsërisin gabimet e para Tanzimatit

Akademiku Milazim Krasniqi ka krahasuar gjendjen aktuale të shqiptarëve në Kosovë me atë të para reformave të Tanzimatit nën Perandorinë Osmane. Në një opinion të botuar më 4 gusht, Krasniqi thotë se shqiptarët, sikurse atëherë, po e jetojnë një fazë të rehatisë së rreme nën mbrojtjen e një fuqie të jashtme – atëherë Perandoria Osmane, sot KFOR-i dhe OKB-ja. Sipas tij, qytetarët po jetojnë më shumë nga remitencat sesa nga puna, janë të përqendruar në konsum dhe qejfe kulturore, ndërsa elita politike është e zhytur në grindje partiake, nepotizëm dhe korrupsion. Ai paralajmëron se mos organizimi i brendshëm, mungesa e partneriteteve strategjike dhe injorimi i ndryshimeve gjeopolitike mund të çojnë në pasoja të rënda, siç ndodhi në fund të shek. XIX e fillim të shek. XX. ­­­Krasniqi vlerëson se Kosova po sillet sikur përkrahja ndërkombëtare është e përhershme dhe nuk po e kupton fragjilitetin e statusit të saj. Ai bën thirrje për vetëdijësim dhe organizim të brendshëm kombëtar para se të jetë vonë.

Kontrolloni gjithashtu

Mijëra bashkëkombas që jetojnë në Zvicërr po protestojnë në Cyrih kundër vendimit të GJS ndaj drejtuesve të UÇK

Mijëra bashkëkombas që jetojnë në Zvicërr po protestojnë në Cyrih kundër vendimit te Gjykatës Speciale …