Në një kohë kur diplomacia kosovare ka nevojë për maturi, strategji dhe mbrojtje të interesave shtetërore, ministrja e Punëve të Jashtme ne detyre, Donika Gërvalla, zgjodhi të shfaqet në krye të një proteste në mbështetje të Palestinës. Në pamje të parë, ky veprim mund të duket si shprehje e ndjeshmërisë njerëzore ndaj një populli që po përjeton tragjedi. Por kur ky akt vjen nga një përfaqësuese e shtetit, dhe kur në të njëjtën kohë protestues palestinezë në Beograd mohojnë pavarësinë e Kosovës, ky gjest nuk është më solidaritet është papërgjegjshmëri politike, dhe për më tepër, kalkulim elektoral. Donika Gërvalla nuk protestoi si qytetare e zakonshme , por si ministre ne detyre, si figurë publike, si politikane që po përgatitet për zgjedhjet që po afrojnë. Dhe kur një ministre e Jashtme përdor kauzën palestineze për të mbledhur pikë politike, ndërkohë që përfaqësues të asaj kauze e mohojnë shtetin që ajo përfaqëson, kemi të bëjmë me një akt të dëmshëm për reputacionin e Kosovës dhe për seriozitetin e diplomacisë sonë. Kosova ka qenë historikisht një vend solidar me popujt e shtypur, por ky solidaritet nuk mund të jetë njëanshëm dhe i verbër. Kur përfaqësues palestinezë protestojnë kundër pavarësisë së Kosovës, kjo nuk është thjesht një keqkuptim, por pozicionim politik i dëmshëm dhe kur ministrja e jashtme zgjedh të heshtë për këtë, ndërkohë që proteston për Palestinën, ajo dëmton kredibilitetin diplomatik të vendit. Në diplomaci, reciprociteti është parim themelor. Nuk mund të mbështesësh një kauzë që nuk e njeh ekzistencën tënde. Nuk mund të protestosh për të drejtat e të tjerëve, ndërkohë që ata mohojnë të drejtën tënde për të ekzistuar si shtet. Kjo është jo vetëm e pakuptimtë, por edhe e rrezikshme për pozicionin ndërkombëtar të Kosovës. Donika Gërvalla ka treguar më shumë pasion në rrugë sesa në tryezat ku vendoset e ardhmja e Kosovës. Ajo ka zgjedhur të jetë aktiviste me mandat shtetëror, por pa strategji shtetërore. Në vend që të ndërtojë aleanca të qëndrueshme, ajo shfaqet në protesta që nuk sjellin asnjë përfitim konkret për vendin. Në vend që të reagojë ndaj mohimit të shtetësisë së Kosovës, ajo hesht dhe kjo heshtje është më e zhurmshme se çdo pankartë që ajo ka mbajtur. Diplomacia nuk është spektakël, vend për poza dhe emocione të momentit, por eshtë vend për vendime të mençura, për qëndrime të qarta, për mbrojtje të dinjitetit të shtetit. Ministrja e Jashtme nuk është aty për të ndjekur narrativat mediatike, por për të ndërtuar pozicionin ndërkombëtar të Kosovës me maturi dhe guxim. Në diplomaci, reciprociteti është parim themelor. Nuk mund të mbështesësh një kauzë që nuk e njeh ekzistencën tënde. Nuk mund të protestosh për të drejtat e të tjerëve, ndërkohë që ata mohojnë të drejtën tënde për të ekzistuar si shtet. Kjo është jo vetëm e pakuptimtë, por edhe e rrezikshme për pozicionin ndërkombëtar të Kosovës. Nëse Donika Gërvalla mendon se do të fitojë zemrat e qytetarëve me poza në protesta, ajo gabon rëndë. Qytetarët e Kosovës nuk janë naivë. Ata e kuptojnë kur një veprim është i sinqertë dhe kur është kalkulim elektoral. Ata e dinë se votat nuk merren me spektakël, por me parime, me mbrojtje të interesit shtetëror,me diplomaci të mençur, me guxim për të thënë të vërtetën, edhe kur ajo është e pakëndshme! Kosova ka nevojë për lidership që e kupton peshën e fjalës dhe veprimit. Ajo ka nevojë për perfaqesues që mbrojnë shtetin, jo imazhin personal, e mbi të gjitha, ka nevojë për politikane që e dinë se dinjiteti nuk shitet, por mbrohet me krenari. Nëse ky vend do të ecë përpara në skenën ndërkombëtare, duhet të ketë diplomatë që e kuptojnë se çdo veprim ka pasoja, dhe se çdo heshtje ka kosto. Donika Gërvalla ka zgjedhur të flasë për të tjerët, e frymezuar nga ushqimi “Hallall”, por të heshtë për Kosovën. Kjo, fatkeqsisht, është një zgjedhje që nuk duhet të kalojë pa përgjegjësi.
