leoni

Time Kadrijaj: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është obligativ, forma e votimit varet nga kandidati i VV-së

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka deklaruar se vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese duhet të respektohet nga çdo subjekt politik. E ftuar në Edicionin Special, ajo tha se AAK gjithmonë ka respektuar aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese dhe se do ta bëjë këtë edhe në seancën e radhës. Megjithatë, Kadrijaj theksoi se forma e votimit do të varet nga emri që Lëvizja Vetëvendosje do të propozojë për kryetar të Kuvendit, duke e cilësuar këtë subjekt si bllokues të procesit. “Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë obligative për secilin prej neve dhe ne gjithmonë i kemi respektuar dhe normal që do i respektojmë në sallë. Dhe cila do të jetë forma e votimit, do të varet nga cili kandidat që do ta propozojë Lëvizja Vetëvendosje”, u shpreh ajo. Kadrijaj shtoi se AAK nuk ka asnjë obligim të votojë për kandidatin e VV-së, pasi angazhimi i kësaj partie për zhbllokimin e situatës ka munguar. “Ne nuk kemi obligim me votu për, asnjë obligim s’e kemi karshi Lëvizjes Vetëvendosje, në momentin që jemi prononcuar ka qenë për hir të zhbllokimit të situatës dhe s’e kemi parë asnjë angazhim”, tha Kadrijaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, alarmon për gjendjen kritike të arsimit para vitit të ri shkollor

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, ka shprehur shqetësimin …