leoni

Epir Qeriqi: Nga kërkesa për qasje në dokument publik deri tek inicimi i ankesës në Agjencinë për Informim dhe Privatësi

Nga kërkesa për qasje në dokument publik deri tek inicimi i ankesës në Agjencinë për Informim dhe Privatësi – shembulli i ndërhyrjes politike të kryetarit të Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, për të mos u bërë transparente dokumentet publike.

Kërkesa ime për qasje në procesverbalin e datave 18 dhe 20 mars 2025, e bërë më 11 prill 2025, hasi në pengesë të menjëhershme, pavarësisht faktit se pamundësimi i realizimit të së drejtës për qasje në dokumentet publike nga ana e kërkuesit të interesuar dënohet sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Në vend që të më dorëzohej procesverbali i datave të kërkuara, zyrtarja për Informim me Publikun e Komunës së Shtimes më përcolli një procesverbal të datës 28.2.2025 – dokument që unë nuk e kisha kërkuar. 

Kjo përbënte një përpjekje për të më shpërqendruar, me idenë se më pas do të tërhiqesha nga kërkesa ime. Gjithashtu, në përgjigjen e saj, zyrtarja pretendon se procesverbali nuk ishte miratuar nga komisioni.

 

Por, siç u dëshmua më vonë nga përgjigja detyruese e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, procesverbali ekzistonte, ishte i përfunduar, i miratuar dhe i nënshkruar – thjesht nuk donin të ma ofronin.

 

Më 29 prill 2025, përsërita kërkesën time të radhës, duke qenë shumë konkret në kërkesë dhe duke përmendur edhe emrat e procesmbajtësve. Të frikësuar nga konkretizimi i kërkesës, pushteti në Shtime aktivizoi Idajet Rexhepin – bashkëpunëtor profesional i Kuvendit Komunal – si dhe zyrën ligjore të komunës, duke tentuar shpërndarjen e përgjegjësive. Përgjigja e datës 5.5.2025, e përgatitur nga zyrtarja ligjore dhe përcjellë te Idajet Rexhepi, bazohej në një citim të pjesshëm të nenit 17 të Ligjit Nr. 06/L-081, por pa përmendur asnjë paragraf konkret që ndalon qasjen time në dokumentin publik.

 

Megjithatë, mbi bazën e kësaj shkrese në kundërshtim me ligjin Nr. 06/L-081, Idajet Rexhepi i shkruan zyrës për Informim një përgjigje refuzuese, duke keqinterpretuar ligjin dhe duke e vendosur zyrtaren për Informim në lajthitje. Në këtë mënyrë, refuzimi im u arsyetua me pretendimin se procesverbalet e datave 18 dhe 20 mars nuk ishin përfunduar e as miratuar, kurse në fakt ato ekzistonin.

 

Më 6 maj 2025, zyrtarja për Informim m’i përcolli dy përgjigje, por jo procesverbalin e kërkuar. Në atë moment, vendosa të ushtroja të drejtën time për qasje në dokument publik përmes Agjencisë për Informim dhe Privatësi. Kjo pasi që ishte e qartë se procesverbali ekzistonte, por pushteti lokal nuk dëshironte ta ofronte, vetëm e vetëm për të fshehur sabotimin ndaj punës së komisionit nga ana e Qemajl Aliut përmes tre anëtarëve të komisionit.

Në fakt, qëllimi i kryetarit Qemajl Aliu ishte i qartë: të mos lejohej transparenca e punës së komisionit, ku tre nga gjashtë anëtarët sabotuan mbledhjen e 20 marsit duke mos marrë pjesë dhe penguar kështu emërtimin e objektit të Shtëpisë së Kulturës në Shtime me emrin e Ahmet Qeriqit. Ky fakt, po të dilte në publik, do ta ekspozonte ndërhyrjen politike dhe përpjekjen për bllokim të komisionit nga Qemajl Aliu.

Në ditët në vijim, dorëzimi i pushtetit të Qemajl Aliut përballë kërkesës sime për qasje në procesverbal …

Kontrolloni gjithashtu

Numri i qytetarëve të regjistruar, në kuadër të regjistrimit të popullsisë në Kosovë, tashmë ka arritur mbi 1 milion

Prof.dr. Sabile Keçmezi-Basha; PAVARËSIA E KOSOVËS- NJË RRUGËTIM I DHIMBSHËM, NJË FITORE E PËRJETSHME II

Sa i lumtur është një popull kur mbi kokat e tij nuk qëndron më kërbaçi …