Bashkim Ramosaj kritikon Muratin e Gërvallën: “Kërkoni falje para mandatit për fyerjet ndaj UÇK-së”

Kryetari aktual i Deçanit dhe kandidati i AAK-së për zgjedhjet lokale të tetorit, Bashkim Ramosaj, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të ministrit Hekuran Murati dhe ministres Donika Gërvalla, të cilat ai i konsideron fyerje ndaj vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ramosaj ka shprehur shqetësimin për mos konstituimin e Kuvendit dhe ka kritikuar mungesën e konsensusit politik, duke e lidhur krizën institucionale me mungesën e respektit ndaj vlerave themelore të shtet ndërtimit. “Kushdo që e ka marrë të drejtën të cenojë vlerat e UÇK-së, së paku duhet të kërkojë falje para se të marrë mandat apo post”, ka thënë Ramosaj. Ai ka shtuar se përpjekjet për të relativizuar kontributin e UÇK-së, apo për ta përdorur në retorikë politike, janë të papranueshme dhe rrezikojnë të mbjellin përçarje në opinionin publik. “UÇK-ja nuk është personale, nuk është politike. Është vlerë që i përket popullit dhe shtet ndërtimit. Deklaratat që e ofendojnë këtë trashëgimi historike janë të rrezikshme, veçanërisht kur vijnë nga figura me mandate publike”, u shpreh ai. Ramosaj theksoi se respektimi i vlerave të luftës është parakusht për stabilitet institucional dhe për një diskurs publik të shëndetshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Zyra e Prokurorit të Specializuar shkel urdhrin e trupit gjykues në rastin e krerëve të UÇK-së

Ardian Bajraktari: Gjykata Speciale duhet të shpallë të papranueshme “provat” nga regjimi i Millosheviqit

Avokati Ardian Bajraktari ka kërkuar që Gjykata Speciale t’i shpallë të papranueshme provat e ofruara …