KFOR përmbyll dislokimin e forcave rezervë në Kosovë – 70 automjete dhe mbi 350 trupa britanike për stërvitje në Bondsteel

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka njoftuar sot për përfundimin e dislokimit të përkohshëm të forcave rezervë shtesë, me qëllim stërvitor. Rreth 70 automjete ushtarake dhe personel mbështetës kanë arritur në Kampin Bondsteel, duke finalizuar vendosjen e kontingjentit britanik në Kosovë. Sipas komunikatës së KFOR-it, më shumë se 350 trupa të Gardës Skoceze do të marrin pjesë në aktivitete të përbashkëta stërvitore me forcat ekzistuese të misionit të NATO-s. “Ky aktivitet është pjesë e kalendarit të rregullt stërvitor të KFOR-it dhe ka për qëllim të rrisë gatishmërinë operacionale dhe aftësinë për të reaguar në mënyrë efektive ndaj çdo zhvillimi të mundshëm të sigurisë,” thuhet në njoftim. Kontingjenti britanik do të qëndrojë për një periudhë të kufizuar dhe më pas do të kthehet në Mbretërinë e Bashkuar, si pjesë e ciklit të rregullt të rotacionit të forcave. Ky zhvillim vjen në kohën kur siguria në veriun e vendit mbetet një çështje e ndjeshme dhe ku angazhimi i NATO-s mbetet kyç për stabilitetin rajonal.

 

Kontrolloni gjithashtu

Dështoi për herë të 50-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Ngërçi politik vazhdon, rrezik për një aktgjykim të tretë nga Kushtetuesja

Edhe pas dy aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi i Kosovës vazhdon të mos konstituohet, për …