Albert Krasniqi: Procesi i konstituimit të Kuvendit nuk është përmbyllur ende

Albert Krasniqi nga organizata Demokracia Plus ka vlerësuar se procesi i konstituimit të Kuvendit nuk është përmbyllur ende. Ai ka shtuar më tutje se mbledhja e thirrur e Kryesisë është e jashtëligjshme pasi nuk janë zgjedhur të pesë nënkryetarët, siç parasheh Kushtetuta. “Zgjedhja e kryetarit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit është e paraparë në të njëjtin nen të Kushtetutës (neni 67.1), prandaj këto dy akte nuk mund të ndahen mes vete. Vetëm me zgjedhjen e Kryetarit dhe të pesë nënkryetarëve, Kuvendi konsiderohet i konstituar”, ka shkruar Albert Krasniqi nga organizata Demokracia Plus.

Kontrolloni gjithashtu

Krizë energjetike në prag: KESCO pranon pamundësinë për të mbuluar kërkesën, rrezik për reduktime të energjisë

Sistemi elektroenergjetik i Kosovës po përballet me një situatë alarmante dimërore, ku rritja drastike e …