Debate në KQZ mes Listës Serbe dhe partive shqiptare

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur sot mbledhjen me debate të ashpra mes përfaqësuesve të Listës Serbe dhe anëtarëve të partive shqiptare. Anëtarja e Listës Serbe, Gordana Llaban, u ankua për marrjen me vonesë të materialeve dhe kërkoi shtyrjen e mbledhjes ose zhvillimin e saj pa praninë e saj. Ajo tha se nuk dëshiron të hyjë në konflikt me askënd. Anëtari i LDK-së, Sami Hamiti, hodhi poshtë pretendimet e saj, duke theksuar se puna e KQZ-së është transparente dhe se procedurat janë ndjekur sipas ligjit. Ndërkohë, përfaqësuesi i Vetëvendosjes, Alban Krasniqi, e lidhi këtë situatë me vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e konstituimit të Kuvendit, duke akuzuar Listën Serbe se përfaqëson struktura që, sipas tij, vazhdojnë të ushtrojnë presion ndaj komunitetit serb në Kosovë. Kujtojmë se më herët, KQZ-ja kishte refuzuar certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet e 12 tetorit, por ky vendim u rrëzua nga PZAP, duke i lejuar asaj pjesëmarrjen në garë.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …