leoni

KAMËZA E NDRYSHIMEVE TË MËDHA, NË FESTËN E FILMIT ME “OPEN CINEMA 2025”

KAMËZA E NDRYSHIMEVE TË MËDHA, NË FESTËN E FILMIT ME “OPEN CINEMA 2025”

Buzë liqenit të Paskuqanit, aty ku gjelbërimi i parkut të madh përqafohet me horizontin e Kamzës, është ngritur një amfiteatër modern, i cili tashmë shënon një pikë referimi të re për jetën kulturore të qytetit. Me një vizion të qartë dhe investim serioz të shtetit dhe Bashkisë së Kamzës, ky hapësirë e re kthehet në tempullin e artit të shtatë, duke sjellë për herë të parë tek banorët e saj një festë të madhe kinematografike.

Për tre netë me radhë, formati i veçantë Open Cinema – kinemaja shëtitëse në Shqipëri do të shpalosë një program të pasur me filma shqiptarë, duke e kthyer këtë event në një takim emocional me kujtesën dhe të ardhmen e kinematografisë. Në qendër të homazheve do të qëndrojnë figurat e pavdekshme të ekranit shqiptar – regjisorët e shquar Dhimitër Anagnosti, Piro Milkani dhe aktorja e madhërishme Margarita Xhepa, të cilëve publiku do t’u përkulet me mirënjohje dhe nderim.

Mbrëmjet e festivalit do të pasurohen edhe më tej nga performancat e bukura muzikore të artisteve të dashura për publikun shqiptar : Irma Libohova, Maya Aliçka, Liljana Kondakçi, Megi Laska dhe të tjerë, duke e kthyer amfiteatrin e Paskuqanit në një skenë të gjallë arti e emocion.

Ky aktivitet zhvillohet nën kujdesin e posaçëm të Kryetarit të Bashkisë Kamëz, z. Rakip Suli, dhe mbështetet fuqimisht nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, Ambasada e Spanjës, Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit, ndërsa produksioni mban firmën e Production Cinemania.

Kamëza, qyteti i energjive të reja dhe i ndryshimeve të mëdha, përqafon kështu artin dhe kulturën, duke e bërë kinemanë një urë të fuqishme që lidh njerëzit me kujtesën, historinë dhe shpresën për të ardhmen.

Albert Z. ZHOLI

Kontrolloni gjithashtu

VELI VELIU: LAM BREZNICA (poemë)

VELI VELIU: LAM BREZNICA (poemë)

1. Ditë e natë pa dritë, Vuanin nën okupim! Lami flakë në shpirt, Në luftën …