Beqë Cufaj: Dëshmia e James Rubin në Hagë është historike, Kurti gaboi me Amerikën

Ish-ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj, e ka quajtur historike dëshminë e ish-ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, në Hagë, si dëshmitari i parë i mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi. Në shkrimin e tij, Cufaj ka vlerësuar marrëdhëniet që Kosova ka ndërtuar me Shtetet e Bashkuara përmes figurave si Ibrahim Rugova, Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj, duke theksuar se lidhja me Uashingtonin ishte dhe mbetet jetike për Kosovën. Megjithatë, ai kritikoi kryeministrin aktual, Albin Kurti, për qasjen e tij ndaj partnerëve amerikanë. “Përjashtimi i vetëm? Albin Kurti. Ai përkrahu vetëm demokratët, refuzoi republikanët – dhe në fund gënjeu edhe vetë demokratët”, ka shkruar Cufaj. Sipas tij, ky gabim diplomatik e ka dobësuar pozitën ndërkombëtare të Kosovës në një kohë vendimtare për të ardhmen e saj.

Kontrolloni gjithashtu

Eliza Hoxha

Eliza Hoxha sfidon Osmanin pas mandatimit të Konjufcës

Pas vendimit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për të mandatuar Glauk Konjufcën si kandidat …