Xhavit Haliti: BE na sanksionoi, SHBA na braktisi – fajtor për izolimin është Qeveria Kurti

Ish-deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti për situatën aktuale politike dhe marrëdhëniet ndërkombëtare të Kosovës. Në një reagim publik, Haliti tha se Kosova tash e më shumë se një vit ndodhet nën sanksione të Bashkimit Evropian si pasojë e vendimeve të ekzekutivit, çka sipas tij ka sjellë pasoja të rënda ekonomike dhe diplomatike. “Grantet janë bllokuar, ekonomia është dobësuar dhe në planin diplomatik kemi humbje të pallogaritshme,” theksoi ai. Haliti shtoi se ndonëse SHBA ka qenë më e butë në qasjen e saj, ajo ka dhënë “këshilla prindërore për një qeveri që duket si ‘kopsht fëmijësh’”. Sipas tij, tërheqja e SHBA-së nga dialogu strategjik me Kosovën lidhet me mungesën e një qeverie legjitime, duke vënë në pah se dështimi për të formuar institucionet e reja ka lënë vendin pa partneritet të qëndrueshëm me aleatët ndërkombëtarë.

Kontrolloni gjithashtu

OVLUÇK ngre shqetësime për Gjykatën Speciale në takim me ambasadorin francez

Udhëheqja e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është pritur në …