Haki Abazi: Partneriteti me SHBA dhe BE është çështje ekzistenciale për Kosovën

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe zyrtar i AAK-së, Haki Abazi, ka deklaruar se raporti dhe partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian është i një rëndësie ekzistenciale për Kosovën.
Ai ka paralajmëruar se çdo vonesë në rikthimin e këtij partneriteti në kuadër të normales dhe bashkërendimit të veprimeve është, sipas tij, realizim i objektivave të diplomacisë serbe. “Dikur vota për LVV ishte votë e një shprese për zhvillim, sot vota për LVV është vetëvrasje politike, vrasje e demokracisë, hapje varri për sektorin privat dhe gropim i marrëdhënieve me partnerët strategjikë të shqiptarëve në BE dhe SHBA”, ka shkruar Abazi. Duke e quajtur këtë periudhë “fazën më të rrezikshme dhe më pa krye”, ai ka theksuar se fati i Republikës së Kosovës dhe kombit shqiptar është vendosur në një udhëkryq që kërkon rikthim urgjent të besimit dhe koordinimit me aleatët perëndimorë.

Kontrolloni gjithashtu

OVL e UÇK-së

Rezoluta për Specialen miratohet pa konsensus të plotë – OVL e UÇK-së: E vonuar dhe me ndikim të kufizuar

Në seancën e dytë të jashtëzakonshme të Kuvendi i Kosovës, u miratua rezoluta e propozuar …