Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë ndjekur trajnimin e specializuar për qitje në distanca të largëta

Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë ndjekur trajnimin e specializuar për qitje në distanca të largëta. Ky trajnim kishte për qëllim ngritjen e kapaciteteve luftarake të ushtarëve. “Ky trajnim ka për synim certifikimin e pjesëtarëve si snajperistë profesionalë operativë, të aftë të përdorin kalibra të ndryshëm sipas standardeve moderne ushtarake. FSK vazhdon përkushtimin për zhvillimin dhe profesionalizimin e ushtarakëve të saj në nivelin më të lartë” thuhet në njoftimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

KDI kërkon zgjedhjen e presidentit para 4 tetorit, paralajmëron paqartësi kushtetuese

Instituti Demokratik i Kosovës u ka bërë thirrje partive parlamentare që të intensifikojnë përpjekjet për …