Ndonëse ka kaluar një muaj nga fillimi i vitit të ri shkollor, ende nuk ka përfunduar procesi i pajisjes së nxënësve me tekste shkollore të subvencionuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit. Drejtori i shkollës fillore “Emin Duraku” në Prishtinë, Visar Osmani ka thënë se ende janë disa nxënës që nuk i kanë të gjitha librat e duhet por se procesi me furnizime është në përmbyllje e sipër. “Edhe unë si prind jam detyruar që me një kosto ndoshta të papërballueshme të sigurojë librat për dy fëmijët e mi. Megjithatë, ajo është shuma që është caktuar nga ministria. Ka pasur raste të prindërve që janë ankuar që shuma e dedikuar nuk i ka mbuluar librat në tërësi, por kanë pasur mundësi të marrin edhe libra të përdorur” ka thënë drejtori, Visar Osmani.
