Isa Mustafa: Osmani po sakrifikon interesat strategjike të Kosovës për një mandat të dytë

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar pas vizitave të fundit të presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit në detyrë Albin Kurti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke i cilësuar ato pa ndikim real në raportet me Uashingtonin. Mustafa tha se këto vizita nuk kanë qenë të lidhura me kushtin për rifillimin e dialogut strategjik me SHBA-në dhe rrjedhimisht nuk kanë ndonjë efekt. “Nuk është theksuar si kusht i rikthimit të dialogut strategjik vizita e Osmanit dhe Kurtit në SHBA. Prandaj s’ka asnjë rol. Takimet që bëhen në sesionin vjeshtor të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së nuk ofrojnë kushte dhe mundësi për tema përmbajtësore,” tha Mustafa. Duke komentuar takimet e presidentes, ai tha se ato ishin më shumë simbolike se sa përmbajtësore. “Presidentja e ka bërë një foto protokolare me Presidentin Trump, e cila zgjatë sa fotografimi dhe shtrëngimi i duarëve në pritjen që organizohet për të gjithë. Po ashtu edhe një foto me sekretarin shtetëror,” tha ai. Në lidhje me aktivitetin e Kurtit, Mustafa u shpreh:
“Kryeministri nuk është takuar me askënd nga qeveria amerikane dhe ka lëshuar deklarata skandaloze. Vërejtjet e qeverisë amerikane ndaj Kurtit kanë qenë dhe janë shumë të qarta.” Ai shtoi se dallimi ndërmjet Osmanit dhe Kurtit qëndron vetëm në mënyrën e shprehjes së mospërputhjes me SHBA-të, tha Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci priti në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, priti në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor …