Pas publikimit rezultateve të regjistrimit të popullatës në Maqedoni, Ali Ahmeti ka thënë se ky fakt është pasqyrë reale e gjendjes faktike

Ali Ahmeti: Marrëveshja e Ohrit në rrezik – VMRO po përgatit “gozhdën e arkivolit”

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka paralajmëruar se Marrëveshja e Ohrit është seriozisht e rrezikuar. Sipas tij, partia opozitare VMRO-DPMNE po përgatitet ta “vërë gozhdën e arkivolit” kësaj marrëveshjeje, e cila garanton barazinë dhe të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.Ahmeti tha se rreziku është bërë konkret që nga dhjetori i vitit të kaluar, kur Gjykata Kushtetuese mori iniciativë për ta hequr Ligjin e gjuhës shqipe nga përdorimi, duke e reduktuar atë vetëm në nivel komunal. Ai akuzoi VMRO-në se ka zgjedhur rrugën nacionaliste me platformën “Sërish Maqedonia e jotja”, që sipas tij synon përjashtimin e shqiptarëve nga koncepti shtet-formues. Po ashtu, Ahmeti e quajti goditje direkte ndaj Marrëveshjes së Ohrit edhe kërkesën e kësaj partie për rihapjen e çështjeve të Tribunalit të Hagës për pjesëtarët e ish-Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. “Mua nuk më ka frikësuar dhe nuk më frikëson askush. Marrëveshja e Ohrit është kontrata jonë për barazi dhe bashkëjetesë”, u shpreh Ahmeti.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës vlerëson se raporti i Bankës Botërore është plotësisht i pa vërtetë dhe i pa bazuar

Autoritete nga shoqëria civile kanë tërhequr vërejtjen për pasojat që vijnë nga mos krijimi i institucioneve

Autoritete nga shoqëria civile kanë tërhequr vërejtjen për pasojat që vijnë nga mos krijimi i …