Fatmir Limaj: Ende kam energji për terrenin, jo për zyrën e presidentit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka përjashtuar mundësinë që të jetë kandidat për president të vendit në muajt e ardhshëm. Ai tha se nuk e sheh veten në atë rol, pasi, sipas tij, ende nuk ka ardhur koha të “mbyllet në një zyrë”.Limaj theksoi se dëshiron të mbetet aktiv në terren, aty ku, siç tha, mund të kontribuojë më shumë për zhvillimin e Kosovës. “Ende kam energji dhe dëshirë për të realizuar projekte të mëdha për vendin tim. Kosova ka nevojë për punë konkrete dhe për angazhim në terren, jo për njerëz që mbyllen në zyra”, u shpreh ai. Sa i përket zgjedhjes së presidentit të ardhshëm, Limaj vlerësoi se kjo çështje duhet të zgjidhet me konsensus politik. “Më mirë të bëhet marrëveshje sot sesa pas gjashtë muajsh. Duhet një njeri që i plotëson të gjitha kushtet për të qenë president”, shtoi ai.

Kontrolloni gjithashtu

Moskonstituimi i institucioneve shtetërore po vazhdon të ketë ndikim negativ në ekonominë e vendit

Njohësit e fushës së ekonomisë kanë tërhequr vërejtjen se moskonstuituimi i institucioneve shtetërore po vazhdon …