Kosova pranon mijëra dronë kamikazë “Skydagger”, Vuçiq kritikon ashpër Turqinë

Kosova ka pranuar kontejnerët me mijëra dronë luftarakë kamikazë të tipit “Skydagger”, të cilët, sipas tij, kanë mbërritur më herët se afati i paraparë. Dhjetëra pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, janë trajnuar tashmë për përdorimin e këtyre mjeteve ajrore pa pilot, të cilat pritet të fuqizojnë kapacitetet mbrojtëse të vendit. Mirëpo, ky zhvillim ka nxitur reagime të ashpra nga Beogradi. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, e ka kritikuar Turqinë për furnizimin e Kosovës me dronë, duke e quajtur veprimin “të papërgjegjshëm dhe destabilizues për rajonin”. “Jam i tmerruar nga sjellja e Turqisë. Ajo ka shkelur Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe Rezolutën 1244. Është e qartë se Turqia nuk dëshiron stabilitet në Ballkan dhe po ëndërron për ringjallje të Perandorisë Osmane,” ka deklaruar Vuçiq në rrjetin social X. Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, Ankaraja ende nuk ka dhënë një qëndrim zyrtar lidhur me akuzat e Beogradit, ndërsa Radio Evropa e Lirë ka bërë të ditur se është në pritje të një reagimi nga autoritetet turke. Dronët Skydagger RTF janë mjete ajrore të gatshme për fluturim, të cilat mund të pajisen me ngarkesë shpërthyese për misione luftarake kundër objektivave të lëvizshëm ose statikë. Përveç përdorimit ushtarak, ata mund të shërbejnë edhe për vëzhgim, kërkim dhe shpëtim. Ky model ka shpejtësi maksimale deri në 130 km/h dhe rreze operimi deri në 10 kilometra, duke e bërë atë ndër sistemet më të avancuara të këtij lloji që Kosova ka pranuar ndonjëherë.

Kontrolloni gjithashtu

Lumir Abdixhiku: Pas një viti me marrëveshjen e Qeverisë Kurti nuk do të flitet më për Asociacion, por për autonomi territoriale

Lumir Abdixhiku: Kosova në grackë të populizmit politik”

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër ndaj bllokadës politike që …