Ramiz Lladrovci: Kjo fitore u dedikohet ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Kandidati i PDK-së dhe kryetari aktual i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka shpallur fitoren në zgjedhjet lokale, duke e cilësuar atë si një fitore të madhe dhe domethënëse për qytetarët e Drenasit dhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Në një fjalim të mbajtur në Sheshin e Dëshmorëve, Lladrovci e dedikoi këtë rezultat ish-krerëve të UÇK-së që po përballen me drejtësinë në Hagë. “Erdha këtu në sheshin e Dëshmorëve për t’ia dediku këtë fitore të madhe presidentit Hashim Thaçi, kryetarit Kadri Veseli, kryetarit Jakup Krasniqi, Rexhep Selimit…”, deklaroi Lladrovci. Ai falënderoi në veçanti qytetarët e Drenasit për disiplinën, qetësinë dhe maturinë e treguar gjatë gjithë fushatës dhe ditës së zgjedhjeve. “Falënderim i veçantë u shkon të gjithë qytetarëve të Drenasit për qetësinë dhe përkushtimin e treguar gjatë këtyre 30 ditëve. Drenasi edhe njëherë tregoi kulturë demokratike dhe unitet qytetar”, tha Lladrovci, duke theksuar se kjo fitore është rezultat i përbashkët i qytetarëve dhe i vlerave të UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Lumir Abdixhiku: LDK prin në 12 komuna

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se kjo parti ka shënuar …